Dioren Foods është themeluar në vitin 2015.
Dioren Foods është importues dhe distributor i produkteve ushqimore për sektorin Horeca dhe tregjet me shumicë në Kosovë. Me një portofol të pasur produktesh dhe brendesh cilësore, ne sigurojmë furnizim të besueshëm për restorante, hotele, kafene, supermarkete dhe dyqane ushqimore në të gjitha qytetet e Kosovës.
Përveç tregut lokal, Dioren Foods është aktiv edhe në eksportin ndërkombëtar, duke ndihmuar prodhuesit vendas të depërtojnë në tregje të reja dhe duke sjellë një përzgjedhje të gjerë produktesh të huaja në Kosovë. Me përkushtim ndaj cilësisë dhe sigurisë ushqimore, ne punojmë me standardet më të larta për të garantuar produkte të freskëta, të sigurta dhe të certifikuara.
Vizioni i Dioren Foods është të jemi lider në tregun e furnizimit me produkte ushqimore të cilësisë më të lartë.
Misioni i Dioren Foods është të ofrojmë produkte ushqimore të besueshme dhe cilësore, duke mbështetur bizneset në sektorët HORECA dhe shitjet me pakicë.